Tiranë: U godit me thikë gjatë sherrit në lokal, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.09.2026, 23:24

49-vjeçari Kreshnik Cara, i cili mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme pas një sherri në një lokal në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital.

Cara u godit me mjet prerës në pjesën e barkut gjatë konfliktit me 50-vjeçarin Toni Nake. Ai u transportua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka arrestuar 50-vjeçarin Toni Nake, i dyshuar për ngjarjen. Edhe ai mbeti i lënduar gjatë konfliktit dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në njoftimin e saj të fundit, Policia konfirmon se 49-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

“Ju informojmë se shtetasi K. C., 49 vjeç, i cili u plagos me mjet prerës, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton Policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit