Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në segmentin rrugor Landovicë-Gjonaj, në Prizren.
Viktima është identifikuar si Zekë Qenaj, 32 vjeç, nga fshati Romajë. Ai ishte duke drejtuar një motoçikletë kur u përfshi në përplasjen me një veturë.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:22, ndërsa ekipi emergjent ka konstatuar vdekjen e 32-vjeçarit në vendngjarje.
Rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.