“Shoferi lëviz me shpejtësi të lartë dhe gjatë drejtimit të mjetit përdor telefonin”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 23.09.2026, 21:46

Një banore e Baldushkut i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar mënyrën e drejtimit të një urbani të linjës.

Sipas saj, shoferi lëviz me shpejtësi të lartë dhe gjatë drejtimit të mjetit përdor telefonin.

Në pamjet e dërguara në redaksi, shoferi shihet duke mbajtur telefonin në vesh me njërën dorë, ndërsa me tjetrën drejton autobusin. Në disa momente duken edhe pasagjerët që ndodhen në mjet.

Përshëndetje JOQ, jam një banore e fshatit Baldushkë. Shoferi i urbanit ecën si i çmendur, me telefon në dorë.

Denoncuesja ngre shqetësimin për sigurinë e pasagjerëve dhe kërkon që mënyra e drejtimit të mjetit të verifikohet nga autoritetet përgjegjëse.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e banorës, ndërsa rrethanat dhe shpejtësia e mjetit mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit