Një kalimtar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar djegien e mbeturinave në Tapizë.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihen tre kontejnerë të përfshirë nga flakët, ndërsa shumë pranë tyre ndodhet një lapidar.
“Ja si pastrohen mbeturinat në Tapizë. Ishalla shpëtojmë pa marrë flakë vendi. E mbi të gjitha, ai është një lapidar i shenjtë. Është lapidari i dëshmorëve, por ka shumë vite. Historinë s’ia dimë mirë, se kalimtar jam, por e di që është lapidar i Tapizës.”
Në pamje dallohen flakët dhe tymi i dendur, ndërsa zjarri ndodhet në afërsi të lapidarit dhe ngre shqetësime për rrezikun e përhapjes së flakëve.
Djegia e mbeturinave shkakton gjithashtu ndotje të ajrit dhe mund të përbëjë rrezik për ambientin përreth.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e kalimtarit, duke kërkuar verifikimin e situatës dhe ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse.