Një aksident i rëndë trafiku ka marrë jetën e një 32-vjeçari mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj.
Sipas informacioneve, përplasja ka ndodhur rreth orës 18:22, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, Z.Q., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë i Prizrenit.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, por fatkeqësisht vetëm ka konstatuar vdekjen e 32-vjeçarit.
Lajmin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë.