Fëmijët në Panairin e Librit: “Na pëlqejnë librat për historinë, duam të mësojmë për UÇK-në”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2026, 16:23

Nxënësit që vizituan Festivalin dhe Panairin e Librit për Fëmijë në Prishtinë kanë treguar interesimin e tyre për librat historikë, veçanërisht ata që lidhen me historinë e Kosovës dhe luftën e UÇK-së.

Një prej nxënëseve, Simona Tanushaj, tha se leximi e ndihmon të pasurojë dijet dhe mënyrën e të shprehurit, ndërsa tregoi se kishte zgjedhur një libër për historinë e Kosovës.

“Kam qejf me mësu për historinë e Kosovës, me ditë çka u bo në luftë”, u shpreh ajo, duke shtuar se panairi i librit ishte një aktivitet që e kishte vizituar edhe më parë.

Edhe nxënësi Ar Zajmi tregoi se përveç librave për futbollin, i pëlqejnë edhe librat që trajtojnë historinë dhe UÇK-në.

Ndërsa Rron Berisha tha se librat për fëmijë janë të rëndësishëm pasi përmes tyre mëson më shumë për vendin e tij.

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po zhvillohet në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku për pesë ditë fëmijët dhe familjet mund të marrin pjesë në aktivitete kulturore, edukative dhe artistike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit