Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mërkurën lidhur me kërkesat e deputetëve për kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë.
Gjykata konstatoi se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë. Ndërkaq, vendosi se zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator 2026 nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.
Sipas aktgjykimit, afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor 2026.
Gjykata gjithashtu kërkoi që sa më parë të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga grupi i dytë më i madh parlamentar.