Vetura godet fëmijën në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në spital

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2026, 15:13

Një fëmijë ka mbetur i lënduar pas një aksidenti trafiku të ndodhur mes një veture dhe një këmbësori në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Aksidenti është raportuar rreth orës 12:00, ndërsa pas përplasjes fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit