Gjilani është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të 34-vjeçarit Ardian Matoshi, i cili u gjet pa shenja jete nga familjarët e tij të martën rreth orës 14:00.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.
Familjarët kanë njoftuar se për kohën dhe vendin e varrimit, si dhe për të pameve, do të bëjnë të ditur me kohë.
Ardian Matoshi ishte i njohur në Gjilan edhe për angazhimin e tij shumëvjeçar në tifo-grupin “Intelektualët”. Lajmi për vdekjen e tij ka prekur familjarë, miq dhe shumë qytetarë.
“U prehtë në paqe dhe kujtimi për të qoftë i përjetshëm”, është shprehur një familjar i tij.