Shqiptarët protestojnë para selisë së OKB-së në Nju-Jork kundër vendimit të Speciales

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2026, 09:10

Dhjetëra shqiptarë janë mbledhur para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa liderë nga vende të ndryshme të botës zhvillonin takime në kuadër të punimeve në OKB, protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre për aktgjykimin, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur “UÇK”.

Në protestë morën pjesë edhe shqiptarë të cilët kanë përjetuar dëbimet gjatë luftës në Kosovë. Ata thanë se historia e tyre nuk mund të harrohet dhe kërkuan që të merret parasysh edhe përvoja e viktimave të luftës.

Një nga pankartat e veçanta mbante shënimin për masakrën e Qyshkut të vitit 1999, ku një protestues shkruante se kishte mbijetuar si fëmijë dhe kërkonte “liri për çlirimtarët e UÇK-së”.

Protesta u monitorua nga forcat e rendit në Nju-Jork dhe, sipas raportimeve, nuk pati incidente.

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur fajtorë ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit