Një pronar biznesi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një vjedhje të ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në Rrugën e Durrësit, Tiranë.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person i veshur me xhup të bardhë, kapele sportive dhe pantallona të shkurtra, i cili futet në ambientet e biznesit dhe nis të kontrollojë hapësirat.
Personi afrohet te raftet e magazinës, kontrollon disa prej tyre dhe, sipas pronarit, arrin të gjejë një shumë parash.
Më pas, ai kalon te tavolina e punës dhe te një tjetër raft, ku merr edhe disa sende dhe produkte.
Në fund, personi rikthehet edhe një herë te rafti i parë, merr sende të tjera dhe largohet nga ambienti.
Sipas pronarit, dëmi i shkaktuar nga vjedhja llogaritet në rreth 500 mijë lekë.
Pronari ka vënë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit.
Nëse e njihni personin që shfaqet në pamje ose keni informacion për rastin, kontaktoni redaksinë e JOQ Albania ose autoritetet.
JOQ Albania publikon pamjet e sigurisë me qëllim që rasti të bëhet i ditur dhe të ndihmohet verifikimi i ngjarjes.