“Më ra portofoli dhe nuk e vura re”/ Qytetari kërkon kthimin e dokumenteve në Kamëz

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 22.09.2026, 22:21

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë pas humbjes së portofolit në Kamëz.

Sipas tij, portofoli i ka rënë padashje rreth orës 22:30, teksa po zbriste nga makina, përballë shkollës “Ibrahim Rrugova”.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person që kalon pranë vendit ku ndodhet portofoli, ndalon pranë një automjeti të parkuar dhe e merr objektin nga toka.

Më pas, personi largohet duke vazhduar rrugën.

Qytetari thotë se në portofol kishte dokumente, sende personale dhe një shumë parash që i nevojitej për të kryer një pagesë.

Ai i bën thirrje personit që e ka gjetur portofolin ta dorëzojë te dyqani i pjesëve të këmbimit për makina, pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja.

“Nëse nuk e dorëzon vlerën, nuk ka problem, vetëm të më kthejë gjërat personale.”

Qytetari kërkon gjithashtu që, gjatë publikimit të pamjeve, fytyra e personit të mos bëhet e dallueshme.

JOQ Albania publikon pamjet me kërkesën e qytetarit dhe me shpresën që portofoli, veçanërisht dokumentet dhe sendet personale, t’i rikthehen pronarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit