Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli, dyshohet se kërkohej nga Serbia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2026, 21:57

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli, është arrestuar në pikën kufitare Bllacë – Han i Elezit, në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit të tij, arrestimi është bërë në bazë të një urdhri të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Pushkolli ka deklaruar se ndalimi lidhet me faktin se ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ka kërkuar reagim nga institucionet e Kosovës për trajtimin e rastit dhe mbrojtjen e të drejtave të tij.

“Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia”, ka deklaruar ai.

Aktualisht, Pushkolli po mbahet në pikën kufitare, ndërsa pritet të intervistohet nga autoritetet maqedonase. Rasti pritet të ndiqet nga institucionet përkatëse për të sqaruar procedurat e mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit