Turisti i huaj tallet me shqiptarët që shohin shtrembër

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.09.2026, 21:49

Një video e publikuar në rrjetet sociale po bën xhiron e internetit, ku një turist i huaj ka marrë vëmendjen e mijëra ndjekësve duke ironizuar me humor një nga "zakonet" më tipike vendase: shikimin e ngulur dhe paksa "shtrembër" të shqiptarëve ndaj kalimtarëve.

Me mbishkrimin "POV: You’re in Albania", i riu shfaqet në skena të ndryshme duke imituar mënyrën se si qytetarët lokalë fiksojnë me sy këdo që kalon pranë tyre. Me një shikim të rreptë e të pandërprerë që ndjek lëvizjet e kalimtarëve, videoja ka kapur mjaft mirë një situatë që shumë vizitorë dhe vetë vendasit e njohin mirë.

Skena humoristike ka nxitur me qindra komente në rrjetet sociale, ku shumica e ndjekësve e kanë marrë me sportivitet dhe doza humori. Shumë prej tyre pranojnë se "vështrimi i ngulur" është vërtet pjesë e përditshmërisë në lokale apo rrugë, ndërsa të tjerë e cilësojnë thjesht si kureshtje natyrale të shqiptarëve ndaj të huajve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit