Begaj dekreton shkarkimin e drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.09.2026, 21:06

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2 të ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit, pas propozimit të bërë nga Kryeministri Edi Rama.

Lëvizja në krye të shërbimit sekret vjen në të njëjtën ditë kur ndaj Hysenit janë ndërmarrë veprime hetimore nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të një procedimi penal.

Vlora Hyseni mbante postin e drejtueses së SHISH-it që prej vitit 2023, periudhë kur u emërua po me propozim të kryeministrit Rama dhe dekretim të presidentit Begaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit