Humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua, ndërron jetë 50-vjeçari në Lezhë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.09.2026, 21:01

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, një 50-vjeçar që udhëtonte me motomjet ka humbur kontrollin e tij dhe është rrëzuar në rrugë.

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Viktima është identifikuar si Shkëlqim Gjoni.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit