Edi Rama zgjidhet Kapo i Madh i mafies Europiane

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.09.2026, 18:45

Nga Ministria e së Vërtetës.

Në një ceremoni solemne me drita të zbehta, puro kubane, si dhe me puthje dorë mbi unazën e tij personale, Edi Rama është zgjedhur zyrtarisht “Capo di Tutti i Capi” (Kapo i të gjithë Kapove) për të gjithë kontinentin europian. Titulli i lartë, i cili do të menaxhohet drejtpërdrejt nga Këshilli i Ministrave, vjen si një njohje natyrale e arritjeve të tij të fundit në menaxhimin e pushtetit dhe institucioneve të sigurisë.

Vendimi historik u mor pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të familjeve kryesore, ku performanca e Shqipërisë u cilësua si "standardi më i lartë i integrimit të institucioneve shtetërore me krimin e organizuar".

Lajmi i ngjitjes së tij në krye të hierarkisë vjen pikërisht sot, pas vendimit të SPAK-ut për të vendosur në "arrest shtëpie" Drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, me akuzat e nxjerrjes së sekretit shtetëror dhe përkrahjes së autorëve të krimit.

Burime të besueshme bëjnë me dije se ky zhvillim nuk u tregua si skandal nga Rama, por si një "sukses i padiskutueshëm organizativ".

"Kur vetë shefja e shërbimit sekret akuzohet se u kalon informacionet konfidenciale grupeve kriminale dhe ndodhet jashtë shtetit në një 'konferencë', kjo tregon se ne kemi arritur sinkronizim 100% mes shtetit dhe mafies," deklaroi një zëdhënës i Kartelit Ballkanik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit