Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Pojanit, rrezikohet Parku i Apolonisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.09.2026, 18:31

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë pasdite kodrat e Pojanit në Fier, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Sipas informacioneve paraprake, era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa shqetësimi kryesor lidhet me afërsinë e vatrës me Parkun Arkeologjik të Apolonisë.

Situata mbetet dinamike, ndërsa rreziku i përhapjes së zjarrit është i lartë për shkak të erës dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve.

Pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse flakët do të afrohen më tej me zonën arkeologjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit