QKUK apel qytetarëve: Kujdes nga pickimet e mushkonjave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2026, 15:51

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të marrin masa mbrojtëse ndaj pickimeve të mushkonjave.

Sipas QKUK-së, rreziku është më i madh gjatë qëndrimit në ambiente të jashtme, sidomos në oraret kur mushkonjat janë më aktive.

Institucioni shëndetësor rekomandon përdorimin e masave mbrojtëse për të shmangur pickimet dhe për të reduktuar mundësinë e problemeve shëndetësore që mund të lidhen me to.

“Qytetarët ftohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndërmarrin masa mbrojtëse ndaj pickimeve të mushkonjave, veçanërisht gjatë qëndrimit në ambiente të jashtme”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit