“Jo në emrin tim”, protesta vazhdon sonte në Prishtinë për natën e 7-të radhazi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2026, 13:15

Qytetarët do të mblidhen sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e shtatë radhazi kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Tubimi është njoftuar të nisë në orën 21:00, ndërsa organizatori Çlirim Haziri ka bërë të ditur se protesta do të vijojë edhe sonte, pas gjashtë netëve të mëparshme.

“7 ditë rresht në shesh. 7 net pa u ndalur.

Një javë bashkë, me të njëjtin zë dhe të njëjtën kërkesë: Drejtësi!”, ka shkruar Haziri.

Sipas tij, pjesëmarrja në shesh ka ardhur duke u rritur nga nata në natë, ndërsa qytetarët janë ftuar të bashkohen sërish në orën 21:00.

“Një javë qëndresë. Një javë bashkë. Për UÇK-në! Nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona”, thuhet në thirrjen e organizatorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit