Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Jagodë të Klinës, ku janë përfshirë një tren dhe një veturë.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit.