“Na grabitën 27 milionë lekë”/ Thyhen dyert e banesave në Krahës, ende pa autorë të arrestuar

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 21.09.2026, 21:23

Një familje i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një vjedhje me thyerje të ndodhur më 3 korrik 2026, në Krahës 1, Lagjja Demaj, Tepelenë.

Sipas familjarëve, ata janë larguar nga banesa rreth orës 08:00 të mëngjesit dhe janë kthyer rreth orës 17:00. Pas kthimit, kanë konstatuar se dyert ishin thyer dhe ambientet e banesës ishin kontrolluar.

Në fotot e dërguara në redaksi shihen dëmtime në dyer, ndërsa brenda banesës dallohen rroba, çanta dhe sende të tjera të shpërndara, si dhe dollapë e sirtarë të hapur.

Sipas familjes, nga banesa janë marrë 27 milionë lekë të vjetra, të cilat, sipas tyre, ishin kursimet e familjes dhe të vëllait.

Familjarët thonë se zona është e veçuar dhe se pranë banesave nuk ka kamera sigurie, çka e vështirëson identifikimin e personave që mund të kenë kryer vjedhjen.

Sipas tyre, policia ka kryer veprimet në vendngjarje dhe u ka bërë me dije se çështja ndodhet tashmë në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Megjithatë, familjarët shprehen se deri tani nuk është arrestuar asnjë person në lidhje me ngjarjen.

Ata kërkojnë që hetimet të vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të vjedhjes.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e banesës pas ngjarjes, ndërsa rrethanat e plota dhe përgjegjësia për vjedhjen mbeten për t’u përcaktuar nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit