Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e së hënës në fshatin Marinë të Skenderajt.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se viktima është gjetur rreth orës 16:25.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.