Turisti kalon portën për të ikur nga hoteli por i bie një pllakë betoni në kokë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.09.2026, 14:34

Një turist që kishte zgjedhur Tiranën për të kaluar pushimet është përballur me një incident të rëndë, i cili për pak mund t’i kushtonte edhe jetën.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Mulletit, teksa turisti po largohej nga resorti ku kishte qëndruar. Por roja i portës kishte rënë në gjumë, ndërsa taksia që do ta transportonte turistin po e priste jashtë.

Për shkak se nuk po mundej të dilte nga porta, turisti vendosi të kalonte vetë mbi të. Me ndihmën e taksistit, fillimisht kaloi valixhen në anën tjetër dhe më pas, pas disa përpjekjesh, u ngjit mbi portë për të kaluar.

Por pikërisht në momentin kur po mbahej te shtylla e portës, një pllakë e madhe betoni u shkëput nga struktura dhe i ra direkt në kokë.

Për fat të mirë, turisti ka shpëtuar pa dëmtime të rënda. Taksisti, i cili ndodhej pranë tij, është përpjekur menjëherë t’i japë ndihmën e parë.

Video e këtij incidenti është shpërndarë në rrjetet sociale me shpejtësi pasi rasti ngre pikëpyetje mbi sigurinë dhe mirëmbajtjen e strukturave në ambientet e akomodimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit