I moshuari humb jetën në stacionin e autobusit në Durrës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.09.2026, 12:50

Një burrë i moshuar ka humbur jetën paraditen e sotme në Durrës, teksa ndodhej në një stacion duke pritur autobusin. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, në lagjen nr. 13, ku rreth 70-75-vjeçari dyshohet se është rrëzuar papritur në tokë, duke humbur jetën.

Paraprakisht, dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen pas veprimeve të autoriteteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur punën për identifikimin e viktimës, pasi ende nuk dihen të dhënat e tij. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit