Sherri me thika në Pogradec ndodhi mes dy kushërinjve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.09.2026, 10:53

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i regjistruar paraditen e kësaj të hëne, 21 shtator, në fshatin Proptisht të Mokrës, në Pogradec. Mësohet se përplasja ka ndodhur mes dy kushërinjve me mbiemër Çela, ndërsa si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur në shpatull.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar nga forcat e Policisë dhe po dërgohet në Komisariatin e Pogradecit, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit