Plagosje me thikë në Pogradec

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.09.2026, 09:48

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Proptisht të Mokrës, në Pogradec, ku një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ka marrë një dëmtim të lehtë në shpatull. Ai është transportuar drejt ambienteve të spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e konfliktit. Dyshohet paraprakisht se përplasja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësit e incidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit