Kush e vrau “Tanin e Ruzhdiut” në Sarandë? Merren në pyetje 20 persona

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.09.2026, 08:52

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i regjistruar një ditë më parë në Sarandë, ku u ekzekutua me armë zjarri Artan Myrtaj, i njohur si “Tani i Ruzhdiut”. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa rreth 20 persona që ndodheshin në zonë në momentin e atentatit janë marrë në pyetje nga hetuesit.

Në fokus të hetimit janë edhe kamerat e sigurisë në qytet. Një pjesë e pamjeve është siguruar dhe po analizohet për të rindërtuar lëvizjet e autorëve para dhe pas krimit, ndërsa vijon puna për sigurimin e pamjeve nga kamerat e tjera. Paralelisht, kontrollet janë shtrirë në akset dalëse të Sarandës, me postblloqe në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë edhe një lidhje të mundshme me konfliktin e nisur pas ngjarjes së korrikut 2025, kur u plagosën me armë zjarri E.L. dhe G.H. Myrtaj ishte përfshirë në hetimet për atë ngjarje dhe ishte liruar pak kohë para ekzekutimit. Megjithatë, deri tani, motivi i vrasjes nuk është konfirmuar zyrtarisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit