Në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”, është regjistruar një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësoreje.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “BYD”, që drejtohej nga një 47-vjeçar, ka përplasur një grua rreth 60 vjeçe, e cila po lëvizte në rrugë.
Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.