Një banor i Lagjes 18 në Korçë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar praninë e një numri të madh qensh endacakë në hapësirat mes pallateve.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihen më shumë se 10 qen të mbledhur në një shesh të hapur, pranë ndërtesave të banimit dhe automjeteve të parkuara.
Banori shprehet i shqetësuar për situatën dhe kritikon mungesën e reagimit nga ana e bashkisë.
“Jam një banor i Lagjes 18 në Korçë. Po dërgoj këtë video se nga bashkia nuk çan kokë njeri.”
Denoncuesi kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin në konsideratë situatën dhe të ndërhyjnë për menaxhimin e qenve endacakë në zonën e banuar.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e banorit, ndërsa pret një reagim nga Bashkia Korçë lidhur me situatën.