Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rrjedhje uji në qendër të Golemit.
Sipas tij, prej dy ditësh uji del në mes të rrugës çdo mëngjes, nga ora 06:00 deri në 09:00.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihet uji që del nga një pusetë ose hapësirë në asfalt dhe përhapet në rrugë. Automjete të ndryshme, mes tyre edhe një autobus, kalojnë përmes ujit, ndërsa kalimtarët përpiqen të kalojnë anash.
“Ka 2 ditë ujë në qendër të Golemit. Kjo punë edhe çdo mëngjes kur dalim, nga ora 6 deri në orën 9. Ka UKK e UKD... shtet apo hiç.”
Qytetari ngre shqetësimin për situatën dhe kërkon ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse për të identifikuar shkakun dhe për të ndaluar rrjedhjen.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, ndërsa kërkon verifikimin dhe zgjidhjen e problemit.