Bizneset kosovare mund të dërgojnë mallra jashtë vendit pa paguar doganë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.09.2026, 22:37

Bizneset kosovare do të kenë mundësi të dërgojnë përkohësisht mallra, pajisje dhe mostra jashtë vendit pa paguar detyrime doganore apo taksa importi, pas përfshirjes së Kosovës në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda Ekonomike e Kosovës, e cila do të jetë institucioni që do të lëshojë këtë dokument, i njohur ndryshe si “pasaporta e mallit”.

ATA Carnet do të përdoret kryesisht për mallra që dërgohen në panaire, ekspozita apo aktivitete të ndryshme jashtë Kosovës, duke thjeshtuar procedurat doganore dhe duke mundësuar kthimin e tyre pa kosto shtesë.

Sipas OEK-ut, ky hap pritet t’u lehtësojë bizneseve kosovare pjesëmarrjen në tregjet ndërkombëtare, promovimin e produkteve vendore dhe zgjerimin e eksporteve. Oda pritet të publikojë së shpejti edhe procedurat dhe kushtet për përdorimin e këtij dokumenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit