I riu ia shfryn nervat ventilatorit, e shkelmon disa herë dhe largohet si pa të keq

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.09.2026, 21:48

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë të ndodhur në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku një i ri, i panjohur për të dhe për punonjësit e dyqanit, është filmuar duke shfryrë nervat mbi ventilatorin e kondicionerit.

Në pamjet e dërguara në redaksi, i riu afrohet pranë pajisjes së vendosur në pjesën e jashtme të dyqanit dhe e shkelmon disa herë. Ajo që bie në sy është se pas “përplasjes” me ventilatorin, ai vijon rrugën krejt normalisht, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Qytetarja thotë se ventilatori është dëmtuar me dashje dhe se personin nuk e njohin. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur pranë supermarket Joena dhe deri tani nuk është bërë denoncim në polici.

Nuk dihet se çfarë e ka acaruar të riun dhe, mbi të gjitha, çfarë faji kishte ventilatori në gjithë këtë histori. Ndoshta thjesht ishte aty në momentin e gabuar dhe iu desh të përballonte një “shpërthim nervash” që nuk kishte lidhje fare me të.

Tashmë pronarja e dyqanit thotë se i është dëmtuar pajisja, ndërsa ventilatori, nëse do të mund të fliste, me siguri do të kërkonte të dinte vetëm një gjë: “Po unë ç’të bëra?”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit