Një tjetër rritje çmimesh po prek transportin publik në Kosovë.
Udhëtarët e linjës Gjakovë–Prishtinë–Gjakovë do të duhet të paguajnë më shumë për biletën e autobusit.
Kompania Armend Tours ka njoftuar se çmimi i biletës do të rritet nga 5 euro në 6 euro, me një shtesë prej 1 eurosh.
Sipas njoftimit të kompanisë, vendimi është marrë për shkak të rritjes së çmimit të derivateve dhe kostove të operimit.
“Ju njoftojmë se çmimi i biletës për linjat Gjakovë–Prishtinë–Gjakovë, të operuara nga Armend Tours, do të rritet nga 5€ në 6€”, thuhet në njoftimin drejtuar udhëtarëve.
Rritja vjen në një periudhë kur operatorët e transportit po përballen me shpenzime më të larta për karburant dhe mirëmbajtje të mjeteve.