Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Maqellarë–Peshkopi, në zonën e Melanit.
Mësohet se në aksident është përfshirë një automjet me të cilin udhëtonin një grua së bashku me djalin e saj, të dy me origjinë nga Kukësi.
Nënë e bir kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, ndërsa më pas, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, janë transportuar me auto-ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.