Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një manovër të rrezikshme në Milot.
Në pamjet e filmuara nga një motor në lëvizje shihet një automjet që del në parakalim dhe futet në korsinë e kundërt, pikërisht në momentin kur përballë po afrohet një kamion.
Makina kalon shumë pranë motorit, duke e detyruar drejtuesin të reagojë për të shmangur përplasjen.
Në pamje dallohet edhe targa e automjetit, AA 747 ZR.
“Sot në Milot, unë me motor. Ja si hyjnë në parakalim këta.”
Nga pamjet nuk mund të përcaktohen të gjitha rrethanat e manovrës, ndërsa përgjegjësia për shkeljen mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet.
JOQ Albania publikon pamjet për të sjellë në vëmendje situatën dhe për të kërkuar më shumë kujdes në rrugë.