Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte, humb jetën 31-vjeçari në Dibër

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.09.2026, 16:57

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në ujërat e lumit Setë, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën teksa po peshkonte.

Viktima është identifikuar si Ervis Kaloshi, banues në fshatin Sinë e Poshtme.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 14:00. Në momentin e incidentit, 29-vjeçari mësohet se ka qenë i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

Pas ngjarjes, trupi i të riut është transportuar në morg, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së tij.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të zbardhen në vijim të hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit