Një qytetare ka kontaktuar redaksinë tonë për të ndarë një rast të pazakontë, pasi në makinën e saj ka gjetur një objekt të mbështjellë me një shami të kuqe si nuskë magjie.
Ajo ka treguar se ky objekt, i mbështjellë me shami është gjetur brenda kroskotit të makinës dhe përmban disa shkrime të pakuptueshme.
Edhe kur e ka hapur, ajo ka vënë re se letra ishte e mbështjellë plot me letra të tjera të të njëjtës madhësi por shkrimi është në fund fare. Qytetarja ka dyshime se kt objekt mund të jetë një “nuskë magjie” ndaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të kuptuar se çfarë mund të jetë.
“E kam gjetur këtë në makinën time dhe nuk e di çfarë është. Më ngjason si magji. Është si një nuske e mbledhur me shami dasme të kuqe dhe ka disa shkrime brenda. Ndoshta dikush e di se çfarë mund të jetë”, – është shprehur qytetarja.
Nëse dikush ka hasur më parë një objekt të ngjashëm ose mund të identifikojë shkrimet dhe materialet që përmban, mund të japë një sqarim.
