“Durrësi është kthyer në vendgrumbullim mbetjesh! I riu ndezi zjarr”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.09.2026, 14:52

Një banore e Durrësit i është drejtuar me një kërkesë urgjente kryetares së Bashkisë, Emirjana Sako, pas një zjarri të rënë në Lagjen Nr. 5, pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”. Sipas saj, flakët kanë qenë të mëdha dhe kanë krijuar frikë për sigurinë e banorëve dhe të fëmijëve të saj. Banorja thotë se zona është kthyer në një pikë grumbullimi mbetjesh, pasi bëhet fjalë për banesa të vjetra dhe të pabanuara.

“Zjarri ka rënë në një lagje kryesore të Durrësit dhe situata ishte shumë e frikshme”, shkruan qytetarja në kërkesën e saj, duke kërkuar marrjen e masave për pastrimin e zonës dhe parandalimin e përsëritjes së një situate të tillë. Ajo pretendon gjithashtu se, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë, pas shuarjes së flakëve nuk ka pasur më pas një ndërhyrje për pastrimin e zonës apo verifikimin e rrethanave.

Në komunikimet e publikuara, banorja pretendon se ka dërguar edhe një kërkesë zyrtare pranë Bashkisë së Durrësit, por thotë se nuk ka marrë përgjigje. Ajo pretendon gjithashtu se ka identifikuar personin që, sipas saj, ka vendosur zjarrin, ndërsa pohon se policia ishte në dijeni. Këto pretendime mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet. Banorja kërkon ndërhyrje konkrete nga Bashkia dhe institucionet përgjegjëse, me qëllim që mbetjet dhe materialet e grumbulluara në zonë të hiqen dhe një zjarr i ngjashëm të mos kthehet në një rrezik edhe më të madh për banorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit