Lule, qirinj dhe dedikime për Tonin, shqiptarin e vdekur në Lyon të Francës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.09.2026, 13:51

Një qytetar shqiptar, i cili po viziton Francën si turist ka kontaktuar redaksinë tonë për të përcjellë një informacion lidhur me vdekjen e një shqiptari në Lyon.

Teksa ishte duke ecur në rrugë, ai ka parë lule dhe një flamur shqiptar të vendosur në rrugë, ndërsa pranë tyre ndodheshin edhe disa qytetarë francezë. Pasi është interesuar për ngjarjen, ai ka mësuar se bëhet fjalë për një shqiptar rreth 50 vjeç, të cilin e thërrisnin “Toni” ndërsa emrin e kishte Anton.

Nga informacionet që ka marrë prej francezëve aty pranë ai ka mësuar se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e një infarkti. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet franceze.

Qytetari tregon gjithashtu se shqiptari dyshohet se ishte ndarë nga bashkëshortja dhe nuk kishte persona të afërt në Francë. Ai shprehet i shqetësuar se, në mungesë të familjarëve apo personave që mund ta identifikojnë, trupi mund të mbetet pa u tërhequr nga familjarët.

Jam një shqiptar që kam ardhur si turist. Po kaloja në rrugë dhe pashë këto lule e flamurin shqiptar. Pyeta dhe mësova se bëhej fjalë për një shqiptar. Më erdhi shumë keq dhe mendova ta bëja publike, ndoshta dikush e njeh”, shprehet qytetari.

Ai ka siguruar edhe një video nga vendi ku janë vendosur lulet dhe shpreson që publikimi i informacionit të ndihmojë në identifikimin e të ndjerit dhe në gjetjen e familjarëve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit