Atentati në Sarandë, kalimtari që u plagos niset me helikopter drejt Tiranës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.09.2026, 12:36

73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.

Në atentat mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj, i njohur edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut”. Sipas të dhënave paraprake, Myrtaj u qëllua me armë zjarri, ndërsa 73-vjeçari Skëndaj ishte kalimtar i rastit dhe mbeti i plagosur gjatë të shtënave.

Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës për kapjen e autorëve. Dyshohet se atentati është kryer nga dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra në momentin kur hapën zjarr.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:55, në zonën e ish-agjencisë. Menjëherë pas të shtënave, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, mbledhjen e provave dhe identifikimin e personave që qëlluan ndaj 44-vjeçarit.

Artan Myrtaj rezulton të jetë arrestuar edhe më parë për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur më 17 korrik 2025 në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku mbetën të plagosur me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, nga Kamza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit