Pas 27 vitesh pritje, identifikohet Idriz Rrecaj/ Djali i tij: Më në fund morëm përgjigjen që e prisnim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.09.2026, 12:26

Pas më shumë se dy dekadash ankth dhe pasigurie, familja Rrecaj ka marrë lajmin e shumëpritur. Është konfirmuar zyrtarisht identifikimi i Idriz Rrecajt, i zhdukur prej 27 vitesh.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij,

Shpëtim Rrecaj, i cili ka treguar se identifikimi është kryer përmes analizave të ADN-së në laboratorin e Hagës, pas njoftimit nga institucionet e Kosovës. “Pyetjes ‘Ku është Idriz Rrecaj?’ i erdhi fundi. Pas 27 vitesh, më në fund kemi përgjigjen që e kemi pritur për kaq gjatë”, ka shkruar ai.

Shpëtim Rrecaj ka falënderuar institucionet dhe të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“GJAKU NUK HUMB KURRË!”, ka përfunduar ai, ndërsa familja më në fund ka marrë një përgjigje pas një pritjeje të gjatë 27-vjeçare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit