Masakër mjedisore në liqenin e Kombinatit, dhjetëra peshq të ngordhur dalin në sipërfaqe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.09.2026, 12:07

Një qytetar, i cili kishte zgjedhur të kalonte të dielën pranë Liqenit të Kombinatit së bashku me familjen dhe fëmijët e tij, është përballur me një situatë shqetësuese mjedisore.

Ai ka treguar se në sipërfaqen e liqenit ka konstatuar dhjetëra peshq të ngordhur, ndërsa myshqet dhe bimësia ujore kishin mbuluar një pjesë të konsiderueshme të bregut.

Qytetari ngre dyshime se në ujërat e liqenit mund të jenë hedhur lëndë toksike, duke shkaktuar ngordhjen e peshqve dhe të gjallesave të tjera ujore. Megjithatë, shkaku i saktë i kësaj situate mbetet për t’u përcaktuar nga institucionet përgjegjëse.

Ai u bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë menjëherë, të marrin mostra dhe të kryejnë verifikimet e nevojshme për të zbuluar shkakun e ngordhjes masive të peshqve, si dhe për të parandaluar një dëmtim të mëtejshëm të ekosistemit të liqenit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit