Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë, 44-vjeçari u qëllua teksa tentoi të largohej me vrap

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.09.2026, 11:47

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Mësohet se viktima sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencisë, në një zonë të frekuentuar të qytetit, kur dy autorët iu afruan dhe e qëlluan të paktën dy herë.

Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë ardhur nga rruga “Lefter Talo” dhe, sapo janë afruar pranë lokalit, kanë hapur zjarr ndaj Myrtajt. 44-vjeçari, pasi ka pikasur autorët, ka tentuar të largohet me vrap në drejtim të rrugës “Vangjel Pandi”, por është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i vrarë në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave qendrore të Sarandës, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe personat që ndodheshin pranë vendit të krimit.

Artan Myrtaj, i njohur edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut”, rezulton të ketë pasur precedentë penalë. Ai ishte arrestuar më herët nën dyshimin për “përkrahje të autorit të krimit”, pas plagosjes me armë zjarri të dy vëllezërve, ngjarje e ndodhur në Sarandë në korrik të vitit 2025.

Pas kësaj ngjarjeje, në qytetin bregdetar dyshohet se nisën një seri episodesh hakmarrjeje.

Myrtaj rezulton gjithashtu të jetë dënuar më parë për vjedhje, ndërsa sipas të dhënave të bëra publike, njihej edhe si përdorues i lëndëve narkotike.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes, identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motivit të krimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit