Huthët sulmojnë Riadin me dronë e raketa, rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.09.2026, 08:31

Rebelët Huthi të Jemenit kanë sulmuar me dronë dhe raketa balistike kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riadin, si dhe objekte energjetike në bregdetin e Detit të Kuq. Huthët deklaruan se kishin goditur objektiva në Riad dhe një objekt të kompanisë shtetërore të naftës Aramco në Yanbu, ndërsa pamjet e Reuters treguan flakë dhe një re të madhe tymi pranë aeroportit të kryeqytetit saudit. Arabia Saudite tha se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar një raketë të drejtuar drejt Riadit dhe kishte penguar sulme të tjera.

Pas sulmeve, Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Lindjen e Mesme të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të përgatiten për anulime fluturimesh apo mbyllje të mundshme të hapësirës ajrore. Autoritetet saudite lëshuan gjithashtu paralajmërime në telefon për rrezikun e sulmeve ajrore. Deri tani, nuk ka të dhëna të konfirmuara për dëmet e shkaktuara nga sulmet, ndërsa shqetësimet janë shtuar për mundësinë e zgjerimit të objektivave në rajon.

Në këtë situatë, Bashkimi Evropian po shqyrton forcimin e misionit të tij detar “Aspides” në Detin e Kuq, me synim mbrojtjen e anijeve tregtare nga sulmet e Huthëve. Misioni, i cili ka karakter mbrojtës, u krijua për të garantuar sigurinë e lundrimit në një nga rrugët kryesore të tregtisë botërore. Anijet evropiane mund të shoqërojnë anijet tregtare dhe të rrëzojnë raketa apo dronë që i kërcënojnë, por nuk kanë mandat për të sulmuar objektiva në territorin e Jemenit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit