Pas 27 vitesh pritjeje, identifikohen eshtrat e Salih Mëziut, djali i tij prek me reagimin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.09.2026, 22:32

Pas më shumë se 27 vitesh ankth e pritje, familja Mëziu nga Marina e Skenderajt ka marrë lajmin për identifikimin e eshtrave të Salih Mëziut, njërit prej personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Tomor Mëziu, përmes një postimi emocionues, ku ka përshkruar dhimbjen e familjes gjatë gjithë këtyre viteve, mes shpresës për gjetjen e babait të tij dhe pasigurisë për fatin e tij.

“Për kaq gjatë kemi jetuar me ankthin, shpresën dhe dhimbjen e pritjes, duke mos ditur se ku prehej i baba ynë”, ka shkruar ai.

Salih Mëziu ishte njëri nga 10 pjesëtarët e familjes Mëziu nga Marina e Skenderajt, të zhdukur gjatë luftës.

Familja ka bërë të ditur se ende pret identifikimin e pjesëtarëve të tjerë, me shpresën që pas kaq shumë vitesh t’u japë edhe atyre lamtumirën e fundit.

Nga e njëjta varrezë masive në Mitrovicë janë identifikuar edhe mbetjet mortore të Adem Beqirit dhe Idriz Rrecajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit