“U largua nga banesa dhe s’u kthye më”, kërkohet ndihmë për gjetjen e gjysh Markut

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.09.2026, 20:17

Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e 97-vjeçarit Mark Sulit, i cili ka dalë nga banesa e tij në Laç ditën e sotme dhe nuk është kthyer më.

Familjarët i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e qytetarëve, pasi prej orëve të drekës nuk kanë mundur të kontaktojnë apo të gjejnë të moshuarin.

Sipas familjarëve, Mark Suli është parë për herë të fundit rreth orës 14:00 në lagjen nr. 3 në Laç. Ata bëjnë me dije se kanë nisur menjëherë kërkimet, duke u angazhuar rreth 30 persona, ndërsa janë kontrolluar edhe spitalet, zonat përreth qytetit dhe fshatrat përreth, në bashkëpunim me patrullën e policisë.

Familjarët thonë se 97-vjeçari nuk ka pasur probleme të tjera shëndetësore, përveç diabetit, i cili sipas tyre ka qenë nën kontroll.

Çdo qytetar që mund ta ketë parë Mark Sulin ose që disponon ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, lutet të kontaktojë familjarët në numrin: +355 68 417 8598

Çdo informacion, edhe nëse duket i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për familjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit