Dyshohet se u vetëhelmua me pesticide, humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.09.2026, 19:25

Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas të dhënave paraprake të Policisë së Shtetit, dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. B., i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk mundi të mbijetonte.

Sipas Policisë së Shtetit, nga hetimet paraprake ka rezultuar se 27-vjeçari ndodhej në kushte depresioni dhe dyshohet se kishte konsumuar lëndë pesticide që i shkaktuan gjendjen e rëndë shëndetësore, e cila më pas çoi në humbjen e jetës.

"Në kushte depresioni, 27 vjeçari ka konsumuar lëndë fosfororganike, si dhe lëndë insekticide dhe pesticide, të cilat i kanë shkaktuar humbjen e jetës", bëhet me dije në njoftimin e policisë.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim, ndërsa autoritetet po punojnë për të dokumentuar gjithçka që ka ndodhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit