“Indi apo Shqipëri?”/ Trafik i rënduar në aksin Tepelenë-Gjirokastër

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 19.09.2026, 17:58

“Indi apo Shqipëri?” është pyetja që shoqëron pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania nga aksi Tepelenë-Gjirokastër.

Në video shihen disa kamionë dhe automjete të tjera që lëvizin ngadalë, ndërsa trafiku është rënduar dhe qarkullimi duket i vështirësuar.

Personi që ka filmuar pamjet ironizon situatën, duke e krahasuar me trafikun e njohur për kaosin dhe parakalimet në Indi.

Në një aks të rëndësishëm rrugor të jugut të Shqipërisë, kamionët dhe automjetet e shumta kanë krijuar një situatë që ka sjellë edhe vështirësi në lëvizje.

JOQ Albania publikon pamjet e sotme nga aksi Tepelenë-Gjirokastër, ndërsa qytetarët kërkojnë më shumë siguri dhe rregull në qarkullim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit