Pas 27 vitesh pritje/ Identifikohen tre veprimtarë të njohur mes të zhvarrosurve në Mitrovicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.09.2026, 16:35

Tre veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare, Adem Beqiri, Idriz Rrecaj dhe Salih Meziu, raportohet se janë identifikuar në mesin e mbetjeve mortore të 23 personave të zhvarrosur së fundmi në rajonin e Mitrovicës.

Identifikimi vjen pas procedurave mjeko-ligjore të kryera mbi mbetjet e gjetura. Gërmimet në zonën e Zubin Potokut kishin zbuluar mbetje kockore që dyshohej se u përkisnin të paktën 23 personave, të lidhur me grupin e shqiptarëve të zhdukur në vitin 1999.

Pas dekadash pritjeje dhe pasigurie, identifikimet përbëjnë një tjetër hap drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve dhe kthimit të mbetjeve mortore te familjarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit